Seminar informues në lidhje me procesin e listimit të Biznesit në Bursë

Sot, më datë 08.07.2020, Bursa Shqiptare e Titujve ALSE zhvilloi një seminar informues në ambjentet e Big Group lidhur me procesin e listimit të Biznesit në Bursën Shqiptare të Titujve ALSE. Gjatë këtij seminari ekspertët e Bursës ALSE shpjeguan funksionimin e tregut të kapitaleve dhe bursës. Më tej pjesmarrësit u njohën me konceptin e investimit dhe llojeve të ndryshme të tregjeve.

Në pjesën e dytë të këtij seminari, pjesmarrësve ju shpjeguan avantazhet që kanë bizneset të cilët listohen në Bursë. Në vazhdim, u diskutuan dhe mënyrat sesi një biznes rrit kapital si dhe rrugën që ndiqet në procesin e Ofertës Fillestare Publike.

Seminari kishte mjaft interes nga pjesmarrësit dhe u shoqërua me një bashkëbisedim interaktiv me pyetje dhe përgjigje.