KUB dhe ALSE organizojnë Webinar Edukativ

Zhvillohet leksioni online nga Kolegji Universitar i Biznesit me temë “Tregjet dhe Institucionet Financiare” me të ftuar Drejtorin Ekzekutiv të Bursës Shqiptare të Titujve ALSE

Sot më 08.05.2020, Bursa Shqiptare e Titujve ALSE mori pjesë në leksionin e hapur online me temë “Tregjet dhe Institucionet Financiare” të zhvilluar nga Kolegji Universitar i Biznesit. Gjatë këtij leksioni digjital, Drejtori Ekzekutiv i Bursës ALSE, z. Artan Gjergji, njohu pjesmarrësit me arkitekturën e tregut financiar duke u fokusuar më në detaje në tregun e kapitalit dhe duke shpjeguar rreth funksionimit të ketij tregu dhe aktorëve kryesor.

Gjithashtu një interes të veçantë kishte për teoritë e menaxhimit të portofolit, ku Z. Gjergji shpjegoj në detaje llojet e menaxhimit të portofolit, risqet e mundshme që mbartin investitorët si dhe llojet e fondeve të investimit aktual në Shqipëri.

Në përfundim të këtij leksioni, Z. Gjergji preku në vija të përgjithshme procesin e klerimit dhe shlyerjes në Bursë, duke theksuar rëndësinë e këtij institucioni në arkitekturën e tregut të kapitalit.

Ky leksion ishte mjaft interaktiv, në të cilin pjesmarrësit e këtij leksioni ishin mjaft të interesuar duke drejtuar pyetje të ndryshme rreth funksionimit të tregut të kapitalit, mënyrës së pjesmarrjes në Bursë, titujve aktual të tregtueshëm në Burse si dhe bizneseve potenciale për t’u listuar.