
Komisioni i Ekonomisë dhe Financave ka ri konfirmuar në detyrën e nëndrejtoreshës dhe të anëtares së Bordit të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare, Mimoza Kaçin.
Deputetët e mazhorancës kanë votuar pro, ndërsa opozita nuk është shprehur me votë. Duke iu përgjigjur pyetjeve të deputetëve, Kaçi bëri me dije se sa i përket tregut financiar jo bankë, ka një shkallë shumë të ulët edukimi dhe ka shumë punë për të bërë në këtë drejtim.
Kaçi u ndal edhe tek tregu i fondeve të investimit, ku theksoi se ka një interes të veçantë. Sa i takon tregut të sigurimeve, anëtarja e Bordit të AMF, u shpreh se ka rritje të besimit në këtë sektor dhe se viti i kaluar ka shënuar pagesën më të lartë të dëmeve në 41 për qind.
Kandidatura e Mimoza Kaçit do të kalojë për votim në seancën plenare të ditës së enjte.
