ALSE nënshkruan marrëveshje bashkëpunimi me CIT

Sot, datë 04.02.2019, Drejtori Ekzekutiv i Bursës Shqiptare të Titujve ALSE z. Gjergji nënshkroi marrëveshjen për bashkëpunim me rektorin e Institutit Kanadez të Teknologjisë z. Gezim Karapici.
Kjo marrëveshje u nënshkrua në nismën e Bursës ALSE për sensibilizimin e publikut dhe edukimin financiar lidhur me tregun e kapitalit. Në kuadër të kësaj nisme, Bursa ALSE do të vazhdojë dhe më tej bashkëpunimin e saj me Universitete dhe Institucione të tjera edukative në të ardhmen.