Fusha e veprimtarisë së Autoritetit është rregullimi dhe mbikëqyrja e tregut të titujve, tregut të sigurimeve dhe tregut të pensioneve vullnetare.
Publiku duhet të sigurohet që ofrimi i shërbimeve financiare vjen nga shoqëri të licencuara nga Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare. Në çdo rast, çdo i interesuar duhet të konsultojë faqen zyrtare të AMF-së.
- Operatorët e licencuar nga AMF në tregun e sigurimeve (sipas këtij linku)
- Operatorët e licencuar nga AMF në tregun e titujve (sipas këtij linku)
- Operatorët e licencuar nga AMF në tregun e pensioneve vullnetare (sipas këtij linku)
Çdo investim apo blerje produkti financiar pranë një shoqërie, apo subjekti të palicencuar mund të jetë objekt mashtrimi dhe spekulimi.
