Gjatë datës 31.05.2022 në Bursën Shqiptare të Titujve ALSE rezultuan këto të dhëna:

  • U ekzekutuan 2 transaksione në 2 tituj;
  • Transaksionet u ekzekutuan jashtë orarit zyrtar të Bursës (off-exchange);
  • Transaksionet e ekzekutuara ishin në Obligacion Thesari 10 Vjecar në LEK;
  • U tregtuan gjithsej një numër prej 280 njesi Obligacion Thesari 10 Vjecar në LEK;
  • Vlera e tregtimit në Obligacion Thesari 10 Vjecar në LEK ishte 28,582,600 LEK;

Për informacion statistikor më të detajuar në lidhje me te dhenat e tregtimit të datës 31.05.2022 klikoni këtu

Pas një rënieje të përkohshme në fillim të këtij muaji, yield-et e Bonove 12 mujore të thesarit në tregun primar iu kthyen sërish rritjes.

Në ankandin e kësaj jave, Bonot 12-mujore u shitën me një yield mesatar të ponderuar prej 2.26%, nga 1.95% që kishte qenë ky tregues në ankandin e mëparshëm.

Ky është niveli më i lartë regjistruar në periudhën pas pandemisë. Qeveria financoi 9 miliardë Lekë, ndërsa vlera totale e kërkesave të paraqitura në ankand ishte më e lartë, në vlerën e 10.6 miliardë Lekëve.

Yield-et e titujve qeveritarë në muajt e fundit kanë shënuar një tendencë në rritje, për shkak të inflacionit të lartë dhe pritshmërisë për një rritje të normave të referencës.

Rritja u shpejtua më tej pasi në muajin mars Banka e Shqipërisë vendosi të rrisë normën bazë të interesit nga 0.5% në 1%. Në ankandin e fillimit të muajit maj, yield-i mesatar i ponderuar shënoi një rënie të përkohshme, i ndikuar kryesisht nga një pjesëmarrës në ankand me shumë të madhe.

Por, ky faktor duket se ka qenë kalimtar dhe yield-et shumë shpejt i janë kthyer rritjes, në përputhje me pritshmëritë dhe me kursin që po tenton të përcjellë politika monetare e Bankës së Shqipërisë.

Zakonisht, tregu primar i titujve të qeverisë është segmenti i tregut që i ndjek më shpejt lëvizjet e normës bazë të interesit. Yield-et në përgjithësi kanë shënuar rritje, si për instrumentet afatshkurtra, ashtue dhe për ato afatgjata.

Mesazhet që ka dhënë politika monetare dhe pritshmëritë e lidhura me inflacionin e lartë përkohësisht ndikuan edhe në marrjen e pozitave pritëse nga investitorët dhe për disa ankande me radhë gjatë mujave mars dhe prill qeveria nuk arriti të siguronte të gjithë shumën e planifikuar për financim në tregun e brendshëm.

Kërkesa është përmirësuar gjatë muajit maj, por, ashtu siç pritej, investitorët kanë kërkuar yield-e më të larta për të blerë instrumentet e borxhit qeveritar.

Pas mbledhjes së fundit të Këshillit Mbikëqyrës, Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, tha se, sipas skenarit bazë të parashikimeve, politika monetare do të ndjekë një proces normalizimi gjatë dy viteve të ardhshme.

Kjo nënkupton rritjen graduale të normës bazë të interesit, në masën e nevojshme për të shënjestruar objektivin ligjor të inflacionit prej rreth 3%.

Duke qenë se tregu i instrumenteve të borxhit qeveritar është segmenti me reflektimin më të shpejtë të lëvizjeve të normës bazë, është e pritshme që tendenca rritëse e yield-eve të vazhdojë më tej gjatë këtij viti.

Rritja graduale e yield-eve pritet të ndikojë në kohë edhe në rritjen e normave të interesit të depozitave dhe të kredive në Lekë. Interesi i kredive afatgjata në lekë zakonisht ndërtohet bazuar në interesin e Bonove dhe në një marzh fiks.

Rritja e yield-eve të Bonove pasqyrohet kështu automatikisht në interesin total të kredisë, në rivlerësimet periodike të parashikuara në kontratë./E.Shehu

Burimi: Revista Monitor

Gjatë datës 20.05.2022 në Bursën Shqiptare të Titujve ALSE rezultuan këto të dhëna:

  • U ekzekutua 1 transaksion në 1 titull;
  • Transaksioni u ekzekutua jashtë orarit zyrtar të Bursës (off-exchange);
  • Transaksioni i ekzekutuar ishte në Bono Thesari 12 Mujore në LEK;
  • U tregtuan gjithsej një numër prej 150 njesi Bono Thesari 12 Mujore në LEK;
  • Vlera e tregtimit në Bono Thesari 12 Mujore në LEK ishte 1,466,850 LEK;

Për informacion statistikor më të detajuar në lidhje me te dhenat e tregtimit të datës 20.05.2022 klikoni këtu

Më 19 Maj 2022, Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare në bashkëpunim me Bankën Botërore dhe Sekretariatin Shtetëror të Zvicrës për Çështjet Ekonomike (SECO), organizuan konferencën ndërkombëtare me temë “Diversifikimi i sistemit financiar përmes reformave të tregut të kapitaleve”.

Konferenca pati një pjesëmarrje të nivelit të lartë me përfaqësues nga Qeveria Shqiptare, Mbikëqyrësit Financiarë si edhe institucione financiare kombëtare dhe ndërkombëtare.

Z.Mete në fjalën e tij shprehu rëndësinë e zhvillimit të tregut të kapitaleve si dhe nevojën e rritur për likuiditet, që ka ardhur si pasojë e zhvillimeve gjeopolitike dhe situatës pandemike të viteve të fundit.

Zhvilimet e fundit në kuadrin rregullativ, të harmonizuara me legjislacionin e Bashkimit Evropian, së bashku me plotësimin e infrastruktures së tregtimit dhe pastregtimit, dhe zhvillimit të mëtejshëm të investitorëve institucionalë do t’i japin më shumë hov zhvillimit të tregut të kapitaleve në vend.

Z.Mete, u shpreh gjithashtu se, tregu i kapitaleve në vend ka shumë hapësirë për emetues të rinj, përtej emetimit të bonove dhe obligacioneve nga ana e qeverisë apo obligacioneve me ofertë private, për këtë arsye një listim i mundshëm i disa kompanive me kapital shtetëror apo emetim prej tyre i obligacioneve në ofertë publike  do të ishte një shembull i mirë për emetuesit e tjerë korporativë.

Një sistem financiar i larmishëm, me një treg kapitali funksional është i dobishëm për zhvillimin dhe rritjen ekonomike. Edhe pse i vogël, tregu i kapitalit në Shqipëri është dinamik dhe ka të gjithë potencialin për të luajtuar një rol kyç në zhvillimin e vendit në terma afatgjatë, shprehet z. Meier.

Në fjalën e tij përshëndetëse Z.Ahmetaj,  shprehet se një vend si i yni ka nevoja të vazhdueshme dhe të panegociueshme për reforma. Strategjia për zhvillimin e tregjeve të kapitalit, vijon z.Ahmetaj, nuk duhet të mbetet vetëm si një strategji, por duhet të kalohet për miratim në parlament sepse jemi duke folur për një sektor i cili është një shtyllë e rëndësishme e ekonomisë.

Ne, në strategjinë tonë kemi nevoj për një plan veprimi dhe pjesë e këtij plani të jetë përgatitja e një ose dy kompanive që të jenë të gatshme të hyjnë në tregjet e kapitait për të dhënë energji dhe siguri të gjithë aktorëve në vend.

Gjithashtu z.Ahmetaj shprehet se, sipas mendimit të tij, qeveria duket të jetë pjesë e bursës si aksionare,  dhe së bashku me aktorët aktual dhe palët e interesit që janë pjesë e bursës do ta bënte një instrument spektakolar për kompanitë që kërkojnë të futen në tregjet e kapitaleve.

Bursa Shqiptare e Titujve ALSE, u përfaqësua në këtë konferencë nga z.Andi Ballta, Drejtor i Përgjithshëm i Banka Amerikane e Investimeve/Aksionar i Bursës ALSE.

Z.Ballta shprehet se diskutimi mbi nevojën apo jo të bursës tashmë është një diskutim i mbyllur. Përfshirja në këtë iniciativë e shtetit, e bankave lokale dhe jo vetëm, do të ishtë ishte dicka fantastike, pasi kjo është një iniciativë që sjell benefite të cila prekin popullsinë në baza të gjëra.

 

Erinda Fiku

Bursa Shqiptare e Titujve ALSE

Bursa Shqiptare e Titujve ALSE ka përfunduar me sukses procesin e përshtatjes së aktivitetit të saj me kërkesat e Ligjit 62/2020 “Për Tregjet e Kapitalit”. Ky proces është finalizuar me miratimin e përshtatshmërisë nga ana e Autoritetit të Mbikëqyrjes Financare me Vendim Bordi nr.90 datë 28.04.2022.

Miratimi i përshtatshmërisë sjell njëkohësisht zëvendësimin e Lincencës së aktivitetit të Bursës Nr. 2 datë 03.07.2017 lëshuar nga Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare me Licencën Nr.1 datë 28.04.2022.

Përshtatja me Ligjin është shoqëruar me përmirësimin dhe plotësimin e kuadrit të brendshëm rregullativ të shoqërisë Bursa Shqiptare e Titujve ALSE.

Për t’u njohur me rregulloret e ndryshuara klikoni këtu

Ministria e Financave zhvilloi këtë javë rihapjen e dytë të ankandit të obligacioneve 15 vjeçare.

Ankandi konfirmoi edhe njëherë shtrëngimin e ndjeshëm të kërkesës së investitorëve dhe një rritje të fortë të normave të interesit.

Yield-i mesatar i ankandit rezultoi 6.9%, në rritje të ndjeshme nga yield-i prej 5.84% i rihapjes së parë që ishte zhvilluar në muajin shkurt dhe 5.88% që kishte yield-i i ankandit të parë të këtyre obligacioneve, të zhvilluar në nëntor të vitit të kaluar.

Nga 2 miliardë lekë që ishte vlera e obligacioneve të nxjerra në shtije nga Ministria e Financave, në ankand u paraqitën kërkesa totale në vlerën e më pak se 1.27 miliardë Lekëve.

Për shkak të yield-eve të larta të kërkuara, Ministria e Financave përfundimisht vendosi të pranonte kërkesa për një shumë totale prej vetëm 785 milionë Lekësh. Kjo ndodhi sepse yield-et e kërkuara nga investitorët e tjera rezultuan edhe më të larta se ato të pranuara, deri në një nivel maksimal prej 7.65%.

Obligacionet 15 vjeçare janë titujt e borxhit më afatgjatë të emetuara ndonjëherë nga qeveria shqiptare dhe u emetuan për herë të parë në nëntor 2021. Ankandi i nëntorit 2021 kishte qëllim testimin e tregut, që reagoi mjaft pozitivisht.

Nga një miliardë lekë që kishte qenë shuma e shpallur e obligacioneve për shitje, në ankand u paraqitën kërkesa totale me vlerë mbi katër herë më të lartë, gjithsej 4.295 miliardë Lekë, ndërsa kuponi i obligacionit rezultoi 5.88%.

Pjesëmarrja e lartë dhe normat e favorshme të interesit bënë që Ministria e Financave ta rriste vlerën e obligacioneve të shitura edhe me 150 milionë Lekë të tjera, për një huamarrje totale prej 1.15 miliardë Lekësh.

Kërkesa e lartë që shfaq tregu e nxiti Ministrinë e Financave të organizonte dhe një rihapje të këtij ankandi, në muajin shkurt të këtij viti. Në rihapjen e muajit shkurt, nga dy miliardë lekë që kishte qenë shuma e shpallur e obligacioneve për shitje, në ankand u paraqitën kërkesa totale me vlerë 3.44 miliardë Lekë.

Në ankand u paraqitën 64 kërkesa konkurruese, nga të cilat u pranuan 41 të tilla. Yield-i i obligacionit rezultoi në nivelin 5.84%, Pjesëmarrja e lartë dhe normat e favorshme të interesit bënë që Ministria e Financave sërish të pranonte kërkesa për një shumë edhe më të lartë se ajo e shpallur, gjithsej 2.3 miliardë Lekë.

Megjithëse ankandi fillestar i nëntorit 2021 dhe rihapja e muajit shkurt rezultoi e suksesshme, kushtet e tregut së fundmi kanë ndryshuar ndjeshëm dhe pasiguria rreth investimeve afatgjata është rritur.

Kërkesa më e pakët dhe rritja e ndjeshme e yield-eve në rihapjen e kësaj jave të ankandit të obligacioneve 15 vjeçare e dëshmojnë më së miri këtë ndryshim. Në përgjithësi, gjatë dy muajve të fundit normat e interesit në tregun primar të letrave me vlerë të qeverisë kanë shfaqur një tendencë të qartë në rritje, ndërkohë që pjesëmarrja e investitorëve në ankande ka qenë më e ulët.

Rritja e shpejtë e inflacionit gjatë këtij viti dhe rritja e normave të interesit nga bankat qendrore e kanë shtuar ndjeshëm pasigurinë rreth investimeve afatgjata. Për këtë arsye, shumë investitorë kanë preferuar të presin rritjen e normave të interesit, para se të ndërmarrin investime të reja.

Në kushtet kur pritshmëritë ngelen për një rritje të mëtejshme të normave, investitorët po tentojnë të sigurojnë kthime më të larta, edhe për t’u mbrojtur nga një zhvlerësim eventual në kohë i instrumenteve ekzistuese./E.Shehu

Burimi: Revista Monitor

Gjatë datës 16.05.2022 në Bursën Shqiptare të Titujve ALSE rezultuan këto të dhëna:

  • U ekzekutuan 2 transaksione në 2 tituj;
  • Transaksionet u ekzekutuan jashtë orarit zyrtar të Bursës (off-exchange);
  • Transaksionet e ekzekutuara ishin në Obligacion Thesari 5 Vjecar në LEK dhe Obligacion Thesari 7 Vjecar në LEK;
  • U tregtuan gjithsej një numër prej 7 njesi Obligacion Thesari 5 Vjecar në LEK dhe 15 njesi Obligacion Thesari 7 Vjecar në LEK;
  • Vlera e tregtimit në Obligacion Thesari 5 Vjecar në LEK ishte 716,800 LEK dhe ne Obligacion Thesari 7 Vjecar në LEK ishte 1,576,350 LEK;

Për informacion statistikor më të detajuar në lidhje me te dhenat e tregtimit të datës 16.05.2022 klikoni këtu

Gjatë datës 12.05.2022 në Bursën Shqiptare të Titujve ALSE rezultuan këto të dhëna:

  • U ekzekutua 1 transaksion në 1 titull;
  • Transaksioni u ekzekutua jashtë orarit zyrtar të Bursës (off-exchange);
  • Transaksioni i ekzekutuar ishte në Bono Thesari 12 Mujore në LEK;
  • U tregtuan gjithsej një numër prej 2000 njesi Bono Thesari 12 Mujore në LEK;
  • Vlera e tregtimit në Bono Thesari 12 Mujore në LEK ishte 19,666,000 LEK;

Për informacion statistikor më të detajuar në lidhje me te dhenat e tregtimit të datës 12.05.2022 klikoni këtu

Gjatë datës 09.05.2022 në Bursën Shqiptare të Titujve ALSE rezultuan këto të dhëna:

  • U ekzekutua 1 transaksion në 1 titull;
  • Transaksioni u ekzekutua jashtë orarit zyrtar të Bursës (off-exchange);
  • Transaksioni i ekzekutuar ishte në Obligacion Thesari 10 Vjecar në LEK;
  • U tregtuan gjithsej një numër prej 35 njesi Obligacion Thesari 10 Vjecar në LEK;
  • Vlera e tregtimit në Obligacion Thesari 10 Vjecar në LEK ishte 3,270,400 LEK;

Për informacion statistikor më të detajuar në lidhje me te dhenat e tregtimit të datës 09.05.2022 klikoni këtu

Lëvizje te postimet