
Sot me daten 10 Janar 2024, Bursa Shqiptare e Titujve ALSE realizoi nje trajnim te veçante per studentet nga universiteti Epoka
Qellimi i ketij trajnimi ishte qe te ndihmonte studentet per te njohur me mire funksionimin e Tregut te Kapitaleve dhe Burses.. Me tej, studentet u njohen me ne detaje rreth proceseve operacionale te Burses ALSE si : procesi i Anetaresimit, Listimit, Tregtimit dhe Klerim/Shlyerjes. Gjithashtu u diskutua ne detaje rreth procesit te mbikeqyrjes dhe monitorimit te operatoreve te tregut ne Bursen ALSE. Ne mbyllje pjesemarresve iu be nje prezantim i pergjithshem i kuadrit ligjor dhe rregullativ qe mbulon aktivitetin e burses dhe tregut te kapitaleve. Trajnimi ishte mjaft dinamik ku studentet pjesmarres ishin mjaft aktiv me pyetje te ndryshme lidhur me menyren e funksionimit te Burses, kritereve te listimit te Kompanive ne Burse, licensimin e Firmave te Brokerimit etj.
