Zj. Anila Denaj, Ministre e Financave dhe Ekonomisë, u shpreh në intervistën për Fjala TV se Qeveria Shqiptare me ndihmën e Bankës Botërore ka miratuar në Parlament një ligj mjaft të rëndësishëm lidhur me Tregjet e Kapitaleve, i cili është kompetencë e Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare (AMF). Zj. Denaj më tej tha se pritet se brenda 2 – 3 vitesh do të kemi një treg kapitali funksional.
Duke marre parasysh dhe rënien në rënditje në Raportin e Doing Business për shkak të mungesës së kompanive të listuara në Bursë, Zj. Denaj shprehu rëndësinë e këtij ligji në plotësimin e kuadrit ligjor dhe rregullativ, për të nxitur pjesmarrjen e bizneseve si dhe fondeve të investimit në tregun e kapitalit.

