Detajet e eurobondit – Skadon më 16 qershor 2027, i listuar në bursën irlandeze

Shqipëria ka dalë në tregjet ndërkombëtare me eurobondin 650 milionë euro, me një normë interesi në 3.62%. Eurobondi i kaluar, ai i vitit 2018, prej 500 milionë eurosh kishte një normë interesi relativisht më të ulët, në 3.55%. Sipas të dhënave që ofron platforma reuters, ky borxh nuk është emetuar akoma, dhe kjo gjë do të ndodhë sipas planifikimit më 16 qershor.

Eurobondi  ndërkohë është i listuar për momentin vetëm në Irish Stock Exchange, pra bursën Irlandeze. Maturimi është 7-vjeçar dhe pritet të skadojë më 16 qershor të vitit 2027. Sa i përket nënshrkuesve të borxhit, ata rezultojnë të jenë: Citigroup, JP Morgan, Raiffeisen International dhe Banca e Investimeve Sanpaolo (IMI SPA).

Nënshkruesit e borxhit janë institucionet financiare të cilët marrin përsipër të blejnë borxhin e pashitur për ta rishitur më pas.

Roel Korkuti / SCAN