Leksion i hapur me studentët e Universitetit New York Tirana në ambjentet e Bursës Shqiptare të Titujve ALSE “Tregjet Financiare dhe Bursa”

Sot më datë 17.01.2020, në ambientet e Bursës Shqiptare të Titujve ALSE u organizua leksion i hapur me temë “Tregjet Financiare dhe Bursa”. Në këtë event morën pjesë përfaqësues të stafit akademik të Universitetit New York Tirana si dhe studentë të programit Bachelor pranë këtij universiteti.

Pjesmarrësit e këtij leksioni u njohën me infrastrukturën që bën të mundur procesin e përputhjes së kërkesës me ofertën për tituj. Specialistja e mbikëqyrjes dhe menaxhimit të riskut Znj. Erinda Fiku i prezantoi arkitekturën e tregut në Shqipëri si dhe sistemin Elektronik të Tregtimit (ETS), platformë që  mundëson tregtimet në bursë. Studentët patën një reagim pro-aktiv me pyetje praktike lidhur me mënyrën e funksionimit të Bursës, rastet e ekzekutimit të transaktioneve si dhe kërkesën e bizneseve për listim të titujve në Bursë. Gjithshtu u diskutua mbi mundësinë për abuzim me tregun dhe masave që merr Bursa ALSE për të parandaluar situata të tilla dhe garantuar një treg të shëndetshëm dhe transparent.