Njoftim publik – Ndryshim i vlerës së tregtimit në bllok, ndryshim i tarifave e komisioneve dhe limiteve të tregtimit

ALSE njofton anëtarët e saj që në bazë të vendimit nr. 91 datë 13.06.2018 të AMF, ka ndryshuar kufijtë e limiteve të tregtimit, vlerën e transaksioneve  në bllok dhe komisionet e tarifat si më poshtë.

  • Vlera minimale e transaksioneve në bllok nga data 25.06.2018 do të jetë 15,000,000 ALL
  • Kufijtë Dinamikë (±3% i çmimit të referencës për bonot e thesarit të Qeverisë Shqiptare dhe ±10% i çmimit të referencës për titujt e tjerë)
  • Kufijtë Statikë (±10% i çmimit të fundit mesatar zyrtar i një dite më parë të tregtimit për bonot e thesarit të Qeverisë Shqiptare dhe ±30% për titujt e tjerë)

Për të parë vendimin e AMF klikoni këtu

Për të parë listën e tarifave dhe komisoneve të reja klikoni këtu