Rrjeti Shqiptar për Edukimin Financiar

Rrjeti Shqiptar për Edukimin Financiar (ANFE) është një organizëm i krijuar më 29.06.2018, i cili ka në qendër të aktivitetit të tij përmirësimin e njohurive mbi edukimin financiar të të gjithë grupmoshave në vendin tonë, si dhe për sipërmarrësit, bizneset e vogla dhe të mesme dhe shoqëritë tregtare të mëdha (korporatat).

Rrjeti Shqiptar për Edukimin Financiar përbëhet nga një grup i gjerë organizatash përfaqësuese të sektorëve të ndryshëm të tregut financiar si sektori bankar, sektori i mikrofinancës, tregu i kapitaleve, tregu i sigurimeve, tregu i fondeve të investimeve e pensioneve etj.

Anëtarët themelues të Rrjetit ANFE janë:

  • Shoqata Shqiptare e Bankave (anëtar në themelim);
  • Shoqata e Siguruesve të Shqipërisë (anëtar në themelim);
  • Shoqata Shqiptare e Mikrofinancës (anëtar në themelim);
  • Shoqata e Siguruesve të jetës, Pensioneve dhe Fondeve të Investimeve (anëtar në themelim);
  • Bursa Shqiptare e Titujve ALSE (anëtar në themelim);
  • Shoqata Tregtimit të Titujve (anëtar në themelim);
  • Junior Achievement of Albania (anëtar në themelim);
  • Partnerët Shqipëri për Ndryshim dhe Zhvillim (anëtar në themelim);
  • Shërbimi kombëtar për Rininë (anëtar në themelim);
  • German Sparkassestiftung in Albania (anëtar që nga data 24.02.2021)

Anëtarët themelues janë të bindur për vlerën e shtuar që sjell bashkimi i forcave në rritjen e ndërgjegjësimit mbi rëndësinë e edukimit financiar duke marrë në konsideratë nevojën e një edukimi financiar gjithëpërfshirës në Shqipëri.

Rrjeti Shqiptar për Edukimin Financiar