Obligacionet dhe Titujt e Borxhit Afatshkurtër – Kriteret e Listimit/Tregtimit në Bursën ALSE

Në Tregun Kryesor do të listohen/tregtohen:

  • Titujt e borxhit të emetuar nga Qeveria e Shqipërisë (bono thesari dhe obligacione thesari), nga Banka e Shqipërisë si dhe nga qeverisja vendore (bashkitë);
  • Të gjithë Titujt e borxhit të emetuar nga institucionet dhe subjektet e qeverisjes qëndrore, duke përfshirë dhe obligacionet e korporatave dhe Titujt me garanci kolaterale (asset-backed);
  • Titujt afatshkurtër të borxhit privat (p.sh letra tregtare) me një vlerë nominale për cdo klasë Titujsh të emetuar mbi shumën tre qind e nëntëdhjetë milionë (390 000 000) Lek;
  • Titujt afatgjatë të borxhit privat( p.sh të gjitha format e obligacioneve të korporatave) me një vlerë nominale për cdo klasë Titujsh të emetuar mbi shumën një
    miliardë e tre qind milionë (1 300 000 000) Lek.

Në Tregun Standard do të listohen/tregtohen:

  • Vlera minimale e kapitalit: gjashtëdhjetë e pesë milionë (65 000 000) Lek;
  • Minimumi dy (2) vitet e fundit aktivitet përpara datës së listimit/tregtimit;
  • Rezultat financiar pozitiv gjatë vitit të fundit përpara datës së listimit/tregtimit;
  • Raporte vjetore të audituara për vitin e fundit financiarë përpara datës së listimit/tregtimit

Në Tregun Hyrës do të tregtohen:

  • Nuk ka kufizime sasiore specifike për pranimin për tregtimin e Titujve të Borxhit privat;
  • Në përputhje me pikën 6601/3 Emetuesi duhet të publikojë prospektin përkatës sipas mënyrave të parashikuara në Udhëzimin e Listimit të ALSE;
  • Të publikojë në faqen zyrtare të internetit të Anëtarit pasqyrat finciare vjetore, minimalisht në përputhje me Standardet Kombëtare të Kontabilitetit.

Obligacionet dhe Titujt e Borxhit Afatshkurtër