Kuotat e Shoqërive të Investimit të Emetuara nga Sipërmarrjet e Investimeve Kolektive

  • Në kohën e pranimit në listim/tregtim, Kapitalizimi i Tregut të kuotave për të cilat kërkohet pranimi në listim/tregtim duhet të jetë:
    • gjashtë qind e pesëdhjetë milionë (650 000 000) Lek, për kuotat me ofertë publike;
    • të paktën një qind e tridhjetë milionë (130 000 000) Lek, për kuotat me ofertë private;
  • Në kohën e pranimit në listim/tregtim nëpërmjet një oferte publike, një numër i mjaftueshëm kuotash duhet t’i shpërndahet publikut. Një numër i mjaftueshëm i këtyre kuotave konsiderohet se i është shpërndarë publikut nëse të paktën 20% e kapitalit të nënshkruar që përfaqësohet nga klasa e kuotave në fjalë është në duart e publikut. Për ofrimin e kuotave nëpërmjet një oferte private këto kritere nuk gjejnë zbatim;
  • Në kohën e pranimit në listim/tregtim nëpërmjet një oferte publike, numri i mbajtësve të kuotave duhet të jetë më i madh se 100. Për ofrimin e kuotave nëpërmjet një oferte private këto kritere nuk gjejnë zbatim;

Në Tregun Kryesor do të listohen/tregtohen:

  • Të gjithë kuotat e emetuara nëpërmjet një oferte publike;
  • Kapitalizimi i Tregut më shumë se një miliardë e tre qind milionë (1 300 000 000) Lek;
  • Përqindja e kuotave në duart e publikut më e madhe se 50%;
  • Numri i mbajtësve të kuotave më i madh se 250;

Në Tregun Standard do të listohen/tregtohen:

  • Të gjithë kuotat e emetuara nëpërmjet një oferte publike;
  • Kapitalizimi i Tregut deri në një miliardë e tre qind milionë (1 300 000 000) Lek;
  • Përqindja e kuotave në duart e publikut deri në 50%;
  • Numri i mbajtësve të kuotave deri në 250;

Në Tregun Hyrës do të listohen/tregtohen:

  • Të gjithë kuotat e emetuara nëpërmjet një oferte private

Kuotat e Shoqërive të Investimit të Emetuara nga Sipërmarrjet e Investimeve Kolektive