Leksion i hapur në Universitetin e Fan S. Nolit Korçë “Tregjet Financiare dhe Bursa Shqiptare e Titujve”
Sot më datë 11.03.2019, në ambientet e Universitetit “Fan S. Noli” Korçë u organizua leksion i hapur me temë “Tregjet Financiare dhe Bursa Shqiptare e Titujve”. Në këtë event morën pjesë anëtarë të stafit akademik dhe shkencor universitar si dhe studentë të Fakultetit Ekonomik pranë këtij universiteti.
Drejtori Ekzekutiv i Bursës Shqiptare të Titujve ALSE, z. Artan Gjergji shpjegoi rreth krijimit dhe organizimit të Bursës si dhe mënyrën e funksionimit të saj. Gjatë këtij leksioni studentët u njohën me mënyrat llojet e titujve që mund të tregtohen në Bursë si edhe me mënyrat se si investitorët mund të investojnë në Bursë.
Gjithashtu në fund të leksionit të hapur u nënshkrua marrëveshje bashkëpunimi midis z. Artan Gjergji dhe Dekanit të Universitetit z. Frederik Çuçollari. Kjo marrëveshje mundëson bashkëpunimin midis Bursës Shqiptare të Titujve ALSE dhe Universitetit Fan S. Noli Korçë lidhur me nismat e edukimit të studentëve.
