Forumi ndërkombëtar ekonomik “Future Balkans”
ALSE së bashku me SCAN TV organizoi forumin ndërkombëtar ekonomik “Future Balkans”. Ky forum i përvitshëm kaq i rëndësishëm u mbajt në Tiranë gjatë dates 24 Janar, 2018.
Forumi ishte i organizuar në 3 panele kryesore të cilat përfshijnë politikë-bërësit, tregjet e kapitalit dhe komunitetin e biznesit.
Paneli i parë kishte të ftuar nga politika dhe ekonomia. Në të morën pjesë Presidenti i Republikes dhe Guvernatori i Bankës Shqipërisë, në të u fol për udhëheqjen, institucionet dhe konvergjencën e politikave gjatë viteve 2017 – 2020.
Ilir Meta – President i Republikës së Shqipërisë
Në vijim të fjalës së tij, Presidenti vlerësoi pozitivisht krijimin e bursës së parë private në Shqipëri ALSE, që sipas tij, është një domosdoshmëri për stadin e ri të ekonomisë dhe një mundësi e shkëlqyer investimi për individët dhe bizneset.
Gent Sejko – Guvernator i Bankës së Shqipërisë
Shprehet se po bëhet gjithmonë e më e qartë se sistemet tona financiare mbështeten së tepërmi te bankat. Duke parë nga e ardhmja, ne duhet të mbështetemi më shumë në tregjet e kapitalit për financimin e rritjes ekonomike.
ALSE ishte bashkë prezantuese në panelin e dytë të titulluar “Investment, Financial Expansion and Inclusion: Capital Markets Development in Western Balkans”. Në këtë event ishin të ftuar dhe mbajtën fjalën: Kryetari i Bashkisë Tiranë, Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare, Drejtori Ekzekutiv i ALSE dhe 6 CEO të bursave të rajonit si Slloveni, Kroaci, Bullgari, Maqedoni, Mal i Zi dhe bursës rajonale SEE Link. U diskutuan problematikat e ecurisë së tregjeve të kapitalit në vendet e Ballkanit Perëndimor e më gjërë si dhe sfidat e zhvillimit të tregut rajonal në të ardhmen.
Erion Veliaj – Kryetar i Bashkisë Tiranë
Për kryebashkiakun, kjo bursë ka nevojë për besim që të rezultojë një histori suksesi, ndërsa u shpreh se performanca e shkëlqyer bën që kompani publike si UKT dhe ndërmarrja e parkingut të jenë ideale për t’u futur në bursë. Sipas Veliajt, bursa si “Bursa Shqiptare e Titujve, ALSE”, kanë potencialin për të ofruar instrumentet që i duhet bashkisë dhe kompanive publike për të rritur kapitalin dhe për të mundësuar investime që në të kundërt do të kërkonin shumë vite kohë. Do të thotë që kemi mjaftueshëm instrumenta, ku vetëm duke qenë pak më nikoqirë dhe pak më të kujdesshëm, ne jo vetëm mund të krijojmë kompani më të shëndosha, po sot mund të jemi gati që të aplikojmë pranë Bursës dhe për të ngritur një kapital që në fakt do të ishte e menduar në situatën ku kemi bërë ekonomi tradicionale.
Paneli i tretë pati të ftuar komunitetin e Biznesit, ku të ftuar kryesor ishin Dhomat e Tregtisë shqiptare dhe rajonale, në të u fol për zonën ekonomike rajonale dhe bashkëpunimin ndërkufitar.
Mark Crawford – President i Dhomës Tregtisë Amerikane
Bursa është e domosdoshme për tregun e kapitaleve dhe për të tërhequr investime. Është shumë e domosdshme hapja e Bursës, jo vetëm për shqiptarët por edhe për ata të rajonit dhe të Amerikës, se e bën më të lehtë të investosh në Shqipëri. Jam shumë mirënjohës për ata që kanë marrë guximin për të hapur një bursë private. Besoj se do të fillojë me bono thesari, obligacione e më pas me aksione. Nëse shohim, sektori bankar ka shumë likuiditet, ka shumë depozita me afat të gjatë, që do të thotë se shqiptarët kanë lekë po nuk kanë ku t’i investojnë. Kështu duhet të hapim mjete të tjera për t’u mundësuar shqiptarëve dhe kompanive që të bashkojnë lekët me mundësitë. Dhe Bursa është e domodoshme për ta.
Shkarkoni Prezantimet
Të gjitha diskutimet në panelin Zhvillimi i Tregjeve të Kapitalit në Ballkanin Perëndimor të mbajtura nga Autoriteti i Mbikëqyrjes Finaciare, Drejtori Ekzekutiv i ALSE dhe CEO-t e Rajonit janë të përmbledhura më poshtë:
SLOVENIAN CAPITAL MARKET Tirana 24.1.18 ( Mr. Ale_ Ipavec)
SEELINK_Tirana_ 2018 (Mr. Darko Sima)
MSE- Capital Market Development in the Republic of Macedonia and SEE Region (Mr. Ivan Shteriev)
MNSE Tirana 2018 (Mr. Gojko Maksimovic)
Bulgarian Capital Markets at a Glance (Mr. Ivan Takev)
BELEX-January 2018 (Mr.Sinisa Krneta)
ALSE – Albania – A new developing Capital Market (Mr. Artan Gjergji)
