Institucionet e Arsimit të Lartë (IAL)
Në kuadër të punës që bën për edukimin financiar dhe rritjen e ndërgjegjësimit të publikut, Bursa Shqiptare e Titujve ALSE ka nënshkruar marrëveshje Bashkëpunimi me disa Institucione të Arsimit të Lartë (IAL) në vend.
Institucionet e Arsimit të Lartë (IAL) me të cilat Bursa ka nënshkruar marrëveshje janë:
- Kolegji Universitar “Wisdom” (datë 25.06.2018);
- Instituti Kanadez i Teknologjise (datë 04.02.2019);
- Universiteti “Aleksander Moisiu”, Durrës (datë 25.02.2019);
- Fakulteti i Studimeve të Integruara me Praktikën (datë 25.02.2019);
- Fakulteti i Ekonomisë Universiteti “Fan S. Noli”, Korçë datë (12.03.2019);
- Universiteti Metropolitan (datë 08.05.2019);
- Universiteti i Tiranes, Fakulteti Ekonomik (datë 05.06.2019);
- Universiteti Mesdhetar (datë 09.06.21);
Në kuadër të këtyrë marrëveshjeve parashikohet bashkëpunimi për:
- Zhvillimin e leksioneve të hapura;
- Zhvillimin e praktikës (internship) pranë ALSE;
- Aktivitete të tjera me në qendër anketimet, vëzhgimet masive dhe studimet e tregut;
- Pasurimin e bibliotekës me botimet e ALSE-së.
