Avantazhet e Listimit

  • Krijimi dhe sigurimi i një tregu të përhershëm – në të mund të blihet dhe të shitet në cdo kohë një titull i caktuar.
  • Ekzistenca e Bursës si vend takimi – në të bëhet përputhja e shpejtë për përmbushjen në kohë dhe në sasi të kërkesave dhe ofertave për tituj.
  • Transaksionet ekzekutohen me kosto minimale – bursa regjistron të gjitha tregtimet aq shpejt, sapo ato ekzekutohen. Sistemi elektronik i tregtimit realizon shfaqjen në kohë reale të numrit të aksioneve të ekzekutuara dhe cmimin e tyre të tregtimit.
  • Çmime reale e transparente – cmimet vendosen sipas parimit të kërkes-ofertës dhe në përputhje me rregullat e tregtimit të bursës.
  • Vlerësim real të vlerës së tregut – përcaktimi i cmimeve reale mundëson edhe vlerësimin real të vlerës së tregut të subjektit emetues (cmim x sasi titujsh = vlera reale e tregut).
  • Prestigj – për shkak të kuotimit të shpeshtë të cmimeve të titujve dhe mediatizimit të këtyre transaksioneve financiare, listimi i titujve në një bursë konsiderohet edhe si prestigj për subjektin emetues. Kjo për shkak se në bursë listohen vetëm subjekte që plotësojnë një seri kriteresh rigoroze cilësore dhe sasiore.

Për informacion më të detajuar në lidhje me Hapat dhe Kriteret e Listimit në Bursën Shqiptare të Titujve ALSE klikoni këtu

Avantazhet e Listimit