Bursa e Vienës (WBAG)

Bursa Shqiptare e Titujve ALSE, më datë 17 Qershor 2019, ka nënshkruar një marrëveshje bashkëpunimi me Bursa e Vienës për shitjen e të dhënave të tregut. Ofruesit e informacionit financiar në treg, të ashtuquajturit shitës të dhënash (data vendors), mund të aksesojnë të dhënat e tregut të titujve në Shqipëri nëpërmjet platformës qendrore të shpërndarjes së të dhënave që administron Bursa e Vienës. Të dhënat e tregut të titujve nga Shqipëria mund të aksesohen potencialisht në kohë reale nga më shumë se 18,000 përdorues në rreth 60 vende të ndryshme. Kjo platformë qendrore e shpërndarjes së të dhënave sipas parimit me një sportel (one-stop shop) redukton në maksimum punën për klientët në aspektin administrativ, ligjor dhe teknologjisë së informacionit.

Bursa e Vienës shpërndan të dhëna financiare nga 11 shtete nëpërmjet kësaj platforme qendrore: përditëson të dhënat për tregjet e titujve nga Shqipëria, Austria, Bosnia dhe Hercegovina, Kroacia, Republika Çeke, Hungaria, Kazakistani, Maqedonia e Veriut, Serbia e Sllovenia si dhe të dhënat e tregtimit nga Bursa Austriake e Energjisë (EXAA).

Bursa e Vienës (WBAG)