Aksionet

Përveç kritereve të përgjithshme në Tregun Kryesor do të tregtohen ato aksione të cilat përmbushin:

1. Kriteret Sasiore

    • Minimumi pesë vjet aktivitet nga data e themelimit;
    • Rezultate financiare pozitive (fitim financiar) gjatë dy viteve të fundit përpara datës së listimit/tregtimit;
    • Raporte vjetore të audituara sipas Standardeve Ndërkombëtare të Raportimit Financiar (IFRS) për tre vitet e fundit financiare përpara datës së listimit/regtimit;
    • Vlera minimale e kapitalit: dy qind e gjashtëdhjetë milionë (260 000 000) Lek;
    • Përqindja e shpërndarjes së klasës së aksioneve në publik: Min. 25%;
    • Numri i zotëruesve të aksioneve: Min.250;
    • Nëse përqindja e klasës së aksioneve në publik, nuk arrin 25%, atëherë ky kusht do të konsiderohet i përmbushur, nëse përqindja e klasës së aksioneve në publik është të paktën 15 % dhe vlera e klasës së aksioneve është së paku dy qind e gjashtëdhjetë milionë (260 000 000) Lek

2. Kriteret e likuiditetit për Emetuesin:

    • Numri mesatar mujor minimal i transaksioneve të ekzekutuara në aksione gjatë vitit të mëparshëm;
    • Volumet tregtare mesatare mujore minimale të tregtimeve të aksioneve të tregtuara gjatë vitit të mëparshëm;
    • Penetrimi mesatar mujor minimal i tregut gjatë vitit të mëparshëm;

Përveç kritereve të përgjithshme në Tregun Standart do të tregtohen ato aksione të cilat përmbushin:

  • Minimumi tre vjet aktivitet nga data e themelimit;
  • Rezultate financiare pozitive (fitim financiar) gjatë vitit të fundit përpara datës së listimit/tregtimit;
  • Raporte vjetore të audituara për dy vitet e fundit financiare përpara datës së listimit/tregtimit;
  • Vlera minimale e kapitalit: një qind e tridhjetë milionë (130 000 000) Lek;
  • Përqindja e shpërndarjes së klasës së aksioneve në publik: Min. 15%;
  • Numri i zotëruesve të aksioneve: Min.100;
  • Nëse përqindja e klasës së aksioneve në publik, nuk arrin 15%, ky kusht do të konsiderohet i përmbushur, nëse madhësia e klasës së aksioneve në publik tejkalon – në rastin e një listimi/kuotimi të parë në Tregun Standard – vlerën kontabël prej 33 00000 Lek, ose në qoftë se Kapitalizimi i Tregut të klasës së aksioneve për publikun ka vlerën një qind e tridhjetë milionë (130 000 000) Lek;

Përveç kritereve të përgjithshme në Tregun Hyrës do të tregtohen ato aksione të cilat:

  • Nuk përmbushin kushtet dhe kriteret për t’u kuotuar në Tregun Standard dhe as në Tregun Kryesor
  • Janë pjesë e një oferte private në përputhje të plotë me Nenin 27 të ligjit “Për Titujt”;
  • U përkasin shoqërive të krijuara rishtazi (start-up) të cilat nuk kanë histori të aktivitetit të tyre;
  • U përkasin Emetuesve me një pozicion financiar negativ (humbje financiare) gjatë vitit të fundit përpara datës së kuotimit;
  • Kanë qenë pjesë e një procesi privatizimi dhe kanë më shumë se 50 aksionarë, sipas Vendimit të Këshillit të Ministrave të Shqipërisë nr. 832, datë 3.12.2014 “Për procedurat e privatizimit me ankand të paketave shtetërore të aksioneve të shoqërive tregtare, që veprojnë në sektorët jostrategjikë”;
  • Emetuesit e përcaktuar në pikën 3 para se të pranohen në kuotim në Tregun Hyrës duhet të dorëzojnë në ALSE një plan biznesi të detajuar, sipas të cilit ata planifikojnë të gjenerojnë fonde. Ky plan biznesi duhet të miratohet nga AMF përpara dorëzimit në ALSE;
  • Emetuesit e përcaktuar në pikën 5 nuk janë të detyruar të dorëzojnë një prospekt para se të pranohen në kuotim në Tregun Hyrës, meqenëse aksionet e tyre konsiderohen se janë ofruar publikisht.

Aksionet