Procesi i Klerimit dhe Shlyerjes

Pas ekzekutimit me sukses të transaksionit në Bursë, kjo e fundit dërgon instruksione shlyerje pranë institucioneve të licensuara për të kryer këtë aktivitet. Me marrjen e instruksioneve nis procesi i kontrollit dhe përditësimit të llogarisë së titujve dhe cash-it për të parë nëse gjenden në llogari titujt dhe cash-i i nevojshëm për përfundimin me sukses të shlyerjes. Pasi janë bërë të gjithë verifikimet e nevojshme ndodh procesi i fundit i cili lidhet me shlyerjen finale të transaksionit, pra kalimit në të njëjtën kohë të titujve te blerësi dhe të cash-it te shitësi.

Procesi i Klerimit dhe Shlyerjes