Leksion i hapur në Universitetin Metropolitan “Tregu Financiar – Bursa si një mjet financimi”
Sot më datë 05.06.2018, në ambjentet e Universitetit Metropolitan u organizua tryeza e rrumbullakët me temë “Tregu Financiar – Bursa si një mjet financimi”. Në këtë event morën pjesë përfaqësues të bizneseve të ndryshme, anëtare të stafit akademik dhe shkencor universitar si dhe studentë të Fakultetit Ekonomik pranë këtij universiteti. Drejtori Ekzekutiv i Bursës Shqiptare të Titujve ALSE, z. Artan Gjergji beri një përmbledhje makro të zhvillimeve më të fundit në tregun financiar në vend, si dhe u fokusua tek premisat e zhvillimit të tregut të kapitaleve dhe bursës së titujve. Z. Gjergji i informoi pjesëmarrësit e tryezës së rrumbullakët me raste konkrete të emetitmi të titujve nga sipërmarrjet private në Shqipëri si dhe me mundesitë apo rrugët që duhet të ndjekin investitorët për të investuar në ALSE. Në fund të eventit, për studentët u shpërndanë certifikata pjesëmarrjeje.
