Leksion i hapur “Bursa e Shqipërisë si mundësi investimi”

Sot në datën 29.05.2018, Drejtori Ekzekutiv i Bursës Shqiptare të Titujve ALSE, z. Artan Gjergji, mbajti një leksion të hapur në Universitetin Europian të Tiranës (UET), me temën “Bursa e Shqipërisë si mundësi investimi”. Në këtë event studentët e Fakultetit Ekonomik në UET u njohën me parimet kryesore të tregut financiar, tregut të kapitaleve dhe Bursës, me operatorët e tregut, rregullatorët dhe vetë Bursën Shqiptare të Titujve ALSE. Takime të tila po bëhen në kuadër të politikës që po ndjek ALSE për rritjen e nivelit të edukimit financiar në lidhje me tregun e kapitaleve, bursën, letrat me vlerë dhe instrumentet financiare.

Leksion i hapur “Bursa e Shqipërisë si mundësi investimi”