Forumi me temë “Edukimi financiar për përfshirjen financiare”
Më 29 Qershor 2018 me mbështetje të Bursës Shqiptare të Titujve ASLE, Shoqatës së Tregtimit të Titujve në Shqipëri (ASTA) dhe Shoqatës Shqiptare të Mikrofinancës (AMA) u zhvillua forumi me temë “Edukimi financiar për përfshirjen financiare” organizuar nga Shoqata Shqiptare e Bankave (AAB).
Gjatë punimeve të forumit, u zhvillua ceremonia e nënshkrimit të një Memorandumi Bashkëpunimi, ndërmjet Shoqatës Shqiptare e Bankave, Shoqatës së Siguruesve të Shqipërisë, Shoqatës Shqiptare të Mikrofinancës, Shoqatës së Siguruesve të Jetës, Pensioneve dhe Fondeve të Investimeve, Shoqatës së Tregtimit të Titujve në Shqipëri, Bursës Shqiptare të Titujve ALSE, Junior Achievement of Albania, Partnerët Shqipëri për Ndryshim dhe Zhvillim dhe Shërbimit Kombëtar për Rininë.
Ky memorandum synon krijimin e Rrjetit Shqiptar për Edukimin Financiar dhe rritjen e bashkëpunimit dhe e koordinimit ndërinstitucional në fushën e edukimit financiar.
