Oferta Publike Fillestare (IPO) dhe Oferta Publike Sekondare (SPO)

Oferta Publike Fillestare (IPO) është shitja e titujve të një kompanie private për herë të parë tek publiku dhe listimi në bursë me qëllim rritjen e kapitalit si një mënyrë efikase e financimit të aktivitetit. IPO konsiderohet edhe si hapja e parë e strukturës aksionare të një kompanie ndaj kontributit financiar dhe pjesmarrjes së publikut investitor si aksioner në kompani. Listimi në bursë është një detyrim për kompaninë që ofron aksionet në publik, pasi nëpërmjet këtij veprimi u jep mundësinë investitorëve (publikut) që nëse duan të dalin nga investimi pas një periudhe të caktuar kohore, të kenë mundësi të kthejnë në likuide (shesin) aksionet që kanë blerë gjatë ofertës publike.

Oferta Publike Sekondare (SPO) është shitja e titujve për herë të dytë nga një kompani e cila ka emetuar më parë në ofertën publike. Qëllimi i ofertës publike sekondare e cila shihet edhe si shitje shtesë titujsh, është rritja e kapitalit për të kryer investime në kompani ose për të financuar borxhin e marrë më parë. Edhe titujt e emetuar nëpërmjet një SPO listohen në bursë që t’u krijojnë mundësi likuiditeti investitorëve të tyre.

Oferta Publike Fillestare dhe Oferta Publike Sekondare