Bursa Shqiptare e Titujve ALSE trajnon studentët pjesmarrës në programin #YOUARECREDINS të organizuar nga Credins Bank

Bursa Shqiptare e Titujve ALSE trajnoi për të dytin vit radhazi studentë nga universitete të ndryshme të shqipërisë pjesmarrës në programin #YOUARECREDINS të inicuar nga Banka Credins. Ky program ka për qëllim rekrutimin dhe trajnimin e studentëve me rezultate të larta për ti përgatitur për të ardhmen në fushën e bankingut si dhe tregjeve financiare. Ky program është menduar të zgjasë 3 muaj në të cilin do të ketë një ndërthurje të trajnimit teorik me atë praktik.

Gjatë këtij trajnimi, Bursa ALSE trajnoi studentët lidhur me funksionimin e tregut të kapitaleve dhe bursës. Trajnimi ishte mjaft dinamik ku studentët pjesmarrës ishin mjaft aktiv me pyetje të ndryshme lidhur me mënyrën e funksionimit të Bursës, kritereve të listimit të Kompanive në Bursë, licensimin e Firmave të Brokerimit etj.

Bursa Shqiptare e Titujve ALSE trajnon studentët pjesmarrës në programin #YOUARECREDINS të organizuar nga Credins Bank