Trajnim nga ALSE në bashkëpunim me Junior Achievemnet of Albania për mësuesit e lëndës së Ekonomisë në shkollat e mesme në Republikën e Shqipërisë
Bursa Shqiptare e Titujve ALSE, në kuadër të nxitjes së zhvillimit të Edukimit Financiar dhe në mbështetje të marrëveshjes së bashkëpunimit midis Ministrisë së Arsimit, Rinisë dhe Sporteve dhe Organizatës Junior Achievemnet of Albania, po merr pjesë në trajnimin e mësuesve të klasave të 12-ta të lëndës së Ekonomisë në shkallë vendi.
Ky aktivitet ka si qëllim të rrisë kapacitetet e mësuesve në lidhje me zotërimin e koncepteve themelore të ekonomisë si shkencë, si edhe aplikimin e tyre në praktikën institucionale, sipërmarrëse dhe individuale, me qëllimin lehtësimin e përçimit të njohurive tek nxënësit e klasave të 12-ta.
Përgjatë nëntë javëve trajnimi (Shkurt-Mars 2019), Bursa Shqiptare e Titujve ALSE do të njohë pjesëmarrësit lidhur me konceptet bazë të tregut të kapitaleve, mënyrën e funksionimit të tij si dhe investimin në Bursë si një mënyrë e re financimi dhe investimi.
