Application Procedure
- Aplikimi për pranim në listim duhet të bëhet pranë ALSE duke depozituar Formularin e Aplikimit të nënshkruar siç duhet.
- ALSE dhe Aplikanti mund të bien dakord për një grafik kohor lidhur me pranimin në listim.
- Përveçse nëse parashikohet ndryshe, Emetuesit duhet të caktojnë një Agjent Listimi për pranimin e parë në listim të Titujve dhe për çdo pranim vijues të Titujve që kërkojnë miratimin e një prospekti. Kërkesa për të caktuar një Agjent Listimi nuk cenon Ligjet Kombëtare lidhur me caktimin e Institucioneve Financiare ose të subjekteve të tjera të kualifikuara sa i përket një oferte publike ose ofertave të tjera të Titujve.
Bazuar në Rregullore, nëse e gjykon të përshtatshme ALSE mund:
- të vendosë, rast pas rasti, kërkesa shtesë për listim, për një Aplikant specifik. ALSE ia:
- komunikon këto kërkesa në kohë Aplikantit, përpara se të marrë vendimin për aplikimin;
- të kërkoj dokumentacione dhe informacione shtesë nga Aplikanti; ose
- të kryej kërkime dhe hetime që mund të jenë të nevojshme, brenda arsyes, për shqyrtimin prej saj të një aplikimi për pranim në listim.
- Me përjashtim të rasteve kur është rënë dakord ndryshe, ALSE e merr vendimin lidhur me aplikimin për pranim në listim maksimumi brenda një periudhe tridhjetë (30) ditore.
- Vendimi i ALSE për të pranuar tituj në listim do të mbetet i vlefshëm për një periudhë maksimale prej nëntëdhjetë (90) ditësh. Me kërkesë me shkrim të Aplikantit, ALSE mund ta shtyjë këtë periudhë maksimumi edhe për një periudhë tjetër nëntëdhjetë (90) ditore.
- ALSE nxjerr një Njoftim të parë lidhur me datën në të cilën pranimi në listim të titujve hyn në fuqi.
For more information about Listing Criteria on Albanian Securities Exchange click here