ALSE / KUADRI LIGJOR / RREGULLORET E ALSE
Rregulloret e ALSE
Kuadri rregullativ që udhëheq funksionimin e bursës, garanton transparencë, siguri dhe mbrojtje të investitorëve në tregjet e titujve.
Rregullorja e Bursës Shqiptare të Titujve ALSE
Kjo Rregullore mbulon nga pikpamja rregullative procesin e Anëtarësimit, Listimit, Tregtimit, Klerimit, Shlyerjes, Arbitrazhin, Monitorimin dhe Kodin e Sjelljes të Operatorëve në Bursë
Rregullore e Monitorimit, Mbikëqyrjes dhe Penaliteteve në Bursën Shqiptare të Titujve ALSE
Kjo rregullore ka për qëllim të krijojë kushtet për një proçes të drejtë, transparent, të vazhdueshëm, të
verifikueshëm dhe efikas të tregtimit të instrumentave financiarë në Bursën Shqiptare të Titujve ALSE
nëpërmjet mbikëqyrjes efikase dhe monitorimit të vazhdueshëm të tregut dhe pjesëmarrësve të tregut.
Miratuar ndryshimet nga Autoritetit i Mbikëqyrjes Financiare me Vendim Bordi nr.90 datë 28.04.2022
Rregullore Kodifikimi në Sistemin Elektronik të Tregtimit në Bursën Shqiptare të Titujve ALSE
Objekti i kësaj rregulloreje është krijimi i standardeve dhe rregullave për mënyrën e kodifikimit në Sistemin ETS të: Anëtarëve të ALSE, Mbikëqyrësve dhe Vëzhguesve të jashtëm të tregut, Brokerave Fizikë, Emetuesve, titujt e të cilëve do të listohen në ALSE, Titujve që do të listohen në ALSE, Llogarive të tregtimit, Çertifikatave të Përdoruesëve të ETS, Skedulit të tregtimit.
Miratuar me Vendimin e Këshillit Mbikëqyrës nr.15, datë 23.03.2018
Ndryshuar me Vendimin e Këshillit Mbikëqyrës nr.22, datë 22.11.2018
Ndryshuar me Vendimin e Këshillit Mbikëqyrës nr.51, datë 18.03.2022
Udhëzimet e ALSE
Udhëzim Mbi Mënyrën e Tregtimit, Klerimit dhe Shlyerjes së Transakioneve në Bursën ALSE
Në bazë të Kapitullit 4 të Rregullores së Bursës Shqiptare të Titujve ALSE, ky udhëzim përcakton mënyrën e Tregtimit të Titujve në Sistemin ETS: Ditët dhe Oraret e Tregtimit, Ciklet e Tregtimit, Llojet e Transaksioneve, Kufijtë e Çmimeve.
Miratuar me Vendimin e Këshillit Mbikëqyrës nr. 4, datë 07.11.2017
Ndryshuar me Vendimin e Këshillit Mbikëqyrës nr. 15, datë 23.03.2018
Ndryshuar me Vendimin e Këshillit Mbikëqyrës nr.22, datë 22.11.2018
Ndryshuar me Vendimin e Këshillit Mbikëqyrës nr.51, datë 18.03.2022
Udhëzim Mbi Procedurat e Dështimit në Shlyerjen e Transaksioneve të Titujve të Borxhit të Qeverisë në Bursën Shqiptare të Titujve ALSE
Objekti i këtij udhëzimi është përcaktimi i procedurave që ndiqen nga Bursa ALSE, kujdestarët e titujve, firmat e brokerimit si dhe palët e tjera në lidhje me rastin e dështimit (defualt) të realizimit korrekt të procedurave të klerimit dhe shlyerjes së transaksioneve në vlera monetare (cash) dhe në tituj.
Miratuar me Vendimin e Këshillit Mbikëqyrës nr. 21, datë 22.11.2018
Ndryshuar me Vendimin e Këshillit Mbikëqyrës nr.51, datë 18.03.2022
Udhëzim i Listimit në Bursën Shqiptare të Titujve ALSE
Ky udhëzues ka për objekt te shpjegoje zbatimin e dispozitave të Rregullores së Bursës Shqiptare të Titujve ALSE duke përcaktuar udhëzime për Emetuesin lidhur me:
- Procesin e emetimit dhe listimit në Bursë;
- Procedurat e transferimit të titujve në segmentet e Bursës ALSE;
- Procedurat e delistimit të titujve nga Bursa ALSE;
- Proceudrat dhe detyrimet e kompanive të listuara për të bërë transparent dhe shpërndarë informacione në Bursën ALSE dhe në publik.
Miratuar me Vendimin e Këshillit Mbikëqyrës nr.43, datë 13.05.2020
Ndryshuar me Vendimin e Këshillit Mbikëqyrës nr.51, datë 18.03.2022
Të Tjera
Lista e Komisioneve dhe Tarifave në Bursën Shqiptare të Titujve ALSE
Miratoi Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare, datë 31/08/2020
