Në një intervsitë për SCAN TV, Drejtori Ekzekutiv i Bursës Shqiptare të Titujve ALSE, z. Artan Gjergji bëri një përmbledhje të efekteve që ka pasur pandemia Covid-19 në tregun vendas të letrave me vlerë si dhe dha një panoramë të sfidave që e presin këtë industri për vitin 2021.
“Ashtu si çdo treg financiar në mbarë botën edhe tregu vendas i titujve është ndikuar nga pandemia Covid-19 – tha z. Gjergji – megjithatë në ndryshim nga eksperienca botërore ndikimi në uljen e veprimtarisë së investimeve apo tregtimeve në tituj nuk erdhi si pasojë e vendimmarrjes së investuesve për të administruar portofolet e tyre, por në gjykimin tonë erdhi kryesisht për dy arsye të tjera.
E para ka të bëjë më pamudësinë fizike dhe operacionale të qytetarëve për të komunikuar me ndërmjetësit financiar në drejtim të veprimeve me letra me vlerë. Oraret e shkurtuara të punës, mungesa dhe aksesit online mes klientëve dhe brokera, padyshim që ka ndikuar negatitivsht në këtë drejtim.
E dyta, ka të bëjë më prioritetet më imediate të ndërmjetësve financiarë në tregun e titujve, pjesa dominuese e të cilëve janë bankat tregtare. Të gjendura të pa-regatitura nga një situatë krejtësisht e pazakontë dhe e paprecedentë, bankat e nivelit të dytë patën prioritet madhor mundësimin e likujditetit për qytetarët si dhe ofrimin e shërbiemve të pagesave online, duke lënë mënjanë shërbimet e tjera financiare të cilësura si të një rëndësie shumë herë më të vogël siç është investimi apo tregtimi në tituj.
Pikërisht për këto dy arsye kryesore, vlera e trasaksioneve të ekzekutuara në Bursën ALSE gjatë vitit 2020 ra me rreth 40% krahasuar me vitin para-ardhës”.
Më tej i pyetur nga gazatarja në lidhje me sfidat e tregut të kapitaleve për vitin 2021, z. Gjergji e vuri theksin tek rëndësia e plotësimit të infrastrukturës institucionale, sidomos asaj që merret me procesin e pas-tregtimit (klerim-shlyerja).
“Tashmë tregu financiar në vend ka të plotë infrastrukturën e klerimit dhe shlyerjes per transaksionet në letra me vlerë të biznesit (aksione apo obligacione korporatash). Institucioni financia që mbulon këtë hallkë të rëndësishme të procesit, Regjistri Shqiptar i Titujve ALREG, pasi licensimit nga rregullatorët AMF e BSH ka përfunduar edhe lidhjet e sistemeve elektronike me Bursën ALSE dhe sistemin e pagesave me vlerë të madhe (AIPS) i cili administrohet nga Banka e Shqipërisë. Për rrjedhojë tashmë çdo gjë është gati për të pritur listimin e kompanive të para në Bursën ALSE.
Pavarësisht plotësimsit të infratrukturës teknike, tashmë është e rëndësishme që biznesi vendas ta shikojë Bursën ALSE dhe tregun e kapitaleve si një alternativë mjaft të volitshme për rritjen e kapitalit dhe financiamin e aktivitetit” – përfundoi z. Gjergji.
Për më shumë info ndiqni intervistën në SCAN TV këtu.
