Sot më 01.06.2018, në ambjentet e Bursa Shqiptare e Titujve ALSE u organizua takimi me eksperten e Bankës Botërore zj. Adriana Tanasoiu, e cila po asiston Autoritetin e Mbikëqyrjes Financiare për studimin e tregut në lidhje me depozitarin qëndror të titujve në Shqipëri. Zj. Tanasoiu është një eksperte me experiencë të gjatë në industrinë e tiujve, për shkak të anagzhimit të saj disa dhjetra vjecar si drejtuese e lartë e Depozitarit Qendror të Titujve në Rumani.
Gjatë takimit, u bisedua në lidhje me mundesitë e procesit të klerimit dhe shlyerjes së titujve që tregtohen në Bursën ALSE, duke u fokusuar jo vetëm tek depozitari i titujve të Qeverisë (AFISaR) që administrohet nga Banka e Shqipërisë, por edhe për rëndësinë e ekzistencës së një depozitari tjetër i cili të administrojë procesin e regjistrimit, klerimit dhe shlyerjes së transaksioneve në tituj të emetuar nga biznesi (aksionet, obligacionet e korporatave, letrat tregtare etj.). Në takim një vend i vecantë iu dha edhe skemës së klerimit dhe shlyerjes së fondeve cash nëpërmjet sistemit AIPS të administruar nga Banka e Shqipërisë.
