Menu Close
Close

ALSE / SHËRBIMET / INVESTITORËT

Si të tregtosh në Alse?

Për të tregtuar në ALSE, fillimisht duhet të keni hapur një llogari në cash dhe në tituj në një nga shoqëritë komisionere të licensuara nga AMF, të cilat janë anëtare të Bursës ALSE. Pasi të keni hapur llogarinë, ju mund të komunikoni me brokerin tuaj dhe t'i jepni atij urdhra për blerje dhe shitje titujsh në Bursë, duke specifikuar në mënyrë të qartë titullin, sasinë dhe çmimin.

1Llogaria
2Broker
3Urdhri
4Shlyerja

Si të Hapësh një Llogari

Për të hapur një llogari, ju duhet të paraqiteni pranë zyrës së një prej anëtarëve të Bursës ALSE dhe të plotësoni të gjithë dokumentacionin e kërkuar nga ata për hapjen e një llogarie.

Si të Gjesh një Broker

Për të gjetur një Broker, në mënyrë që të tregtoni në Bursën Shqiptare të Titujve ALSE, ju lutemi klikoni në listën zyrtare të Brokerëve të ALSE këtu.

Si të Japësh Urdhëra Tregtimi në ALSE

Për të dhënë urdhra blerje apo shitje, mjafton të komunikoni me brokerin tuaj nëpërmjet formave që ai ju ka vënë në dispozicion, të tilla si telefon, e-mail, fax, etj.

Si Transferohen në Llogarinë Time Paratë e Titujve

Pas përfundimit me sukses të transaksionit, në ditën e shlyerjes T+2 (dy ditë pune pas ekzekutimit të transaksionit), paratë e shitjes së titujve do të kalojnë në mënyrë të automatizuar në llogarinë tuaj që keni hapur për këtë qëllim.