AMF u bën thirrje investitorëve të jenë të kujdesshëm ndaj subjekteve të palicencuara

Fusha e veprimtarisë së Autoritetit është rregullimi dhe mbikëqyrja e tregut të titujve, tregut të sigurimeve dhe tregut të pensioneve vullnetare.

Publiku duhet të sigurohet që ofrimi i shërbimeve financiare vjen nga shoqëri të licencuara nga Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare. Në çdo rast, çdo i interesuar duhet të konsultojë faqen zyrtare të AMF-së.

Çdo investim apo blerje produkti financiar pranë një shoqërie, apo subjekti të palicencuar mund të jetë objekt mashtrimi dhe spekulimi.