Grupi Balfin sjell për herë të parë në tregun shqiptar Dëftesat Tregtare si një mundësi alternative për investime afatshkurtra dhe afatmesme, duke i dhënë një shtysë tepër të madhe tregut financiar në Shqipëri.
Blafin Group, si Grupi më inovator në vend, i pari për zhvillimin e ideve të reja, bëhet pararojë e risive duke ofruar instrumenta financiare të cilat shoqërohen me kthim të shpejtë të vlerës së investuar. Balfin Group falë ideve të suksesshme të investimeve po revolucionarizon tregun shqiptar dhe sjelljen e konsumatorëve.
Dëftesat Tregtare afatshkurtra mbështeten plotësisht në fuqinë investuese të Grupit Balfin, i cili për vitin 2015, shënon edhe vitin më të suksesshëm të Grupit duke e identifikuar atë plotësisht si një nga grupet më të mëdha të investimeve në Ballkan, me një xhiro vjetore rreth 500 milion euro dhe me investime në mbi 10 vende të botës. Çdo Dëftesë Tregtare do të ofrohet në shumën 10 Milion (lekë të reja) dhe shuma maksimale në qarkullim do të jetë 560 mln Lekë. Kjo shumë përbën më pak se 3% të kapitalit neto të Grupit. Natyra e tyre afatshkurtër lejon investitorët që të marrin fondet e tyre shpejt ose ta rinovojnë këtë investim. Dëftesat tregtare do të përdoren për mbështjetjen e projekteve të Grupit Balfin si dhe për plotësimin e nevojave afatshkurtër për kapital qarkullues.
