Zhvillohet leksioni online nga Universiteti Marin Barleti me temë “Tregjet e Kapitalit, Bursa dhe rëndësia e tyre në periudhën Post-Covid” me të ftuar Drejtorin Ekzekutiv të Bursës Shqiptare të Titujve ALSE
Sot më 03.06.2020, Bursa Shqiptare e Titujve ALSE mori pjesë në leksionin e hapur online me temë “Tregjet e Kapitalit, Bursa dhe rëndësia e tyre në periudhën Post-Covid” të zhvilluar nga Universiteti Marin Barleti. Gjatë këtij leksioni webinari, Drejtori Ekzekutiv i Bursës ALSE, Z. Artan Gjergji, njohu pjesmarrësit me strukturën e tregut financiar duke u fokusuar më në detaje në tregun e kapitalit dhe duke shpjeguar rreth funksionimit të ketij tregu dhe aktorëve kryesor.
Gjithashtu një interes të veçantë kishte për teoritë e procesit të investimit, ku Z. Gjergji shpjegoji në detaje llojet e menaxhimit të portofolit, risqet e mundshme që mbartin investitorët si dhe llojet e tregjeve të investimit aktual dhe potencial në Shqipëri.
Në përfundim të këtij leksioni, Z. Gjergji analizoj ndikimin e virusit COVID-19 në Bursat botërore, efektet në çmimet e titujve të ndryshëm, masat e marra lidhur me rënien drastike të çmimeve në muajin Mars, si dhe një skenar të mundshëm të situatës financiare Post – Covid-19.
