Zhvillohet mbledhja e rradhës e Rrjetit Shqiptar për Edukimin Financiar ANFE me fokus në “Javën Botërore të Investimeve 2019”

Rrjeti Shqiptar për Edukimin Financiar ANFE zhvilloi ditën e sotme mbledhjen e saj të rradhës në kuadër të zhvillimit të edukimit financiar. Fokusi i këtij takimi lidhej me eventet, nismat dhe projektet që do të zhillohen gjatë Javës Botërore të Investimeve 2019.
Në këtë mbledhje u diskutua mbi pjesëmarrjen e ANFE në aktivitetin që do të zhvillohet nga Autroriteti i Mbikëqyrjes Financiare gjatë Javës Botërore të Investimeve 2019 si dhe mbi nismën “Le të flasim gjuhën tuaj/Letrat me Vlerë”. Nisëm kjo e ngritur nga Junior Achievement Albania në bashkëpunim me Shoqatën e Tregtimit të Titujve në Shqipëri (ASTA), cila synon të angazhoj nxënësit e shkollave të mesme në hartimin e një manuali promocional me termat dhe koncepte themelore në fushën e investimeve dhe sipërmarrjes në një gjuhë të thjeshtuar.