Leksion i hapur në ambjentet e shkollës së mesme New York High School Tirana me temë “Tregu i Kapitaleve dhe Bursa”

Më datë 30.05.2019, Bursa Shqiptare e Titujve ALSE zhvilloi për herë të parë, me nxënës të vitit të tretë të shkollës së mesme New York High School Tirana, një leksion të hapur lidhur me tregun e kapitalit dhe bursën. Nëpërmjet këtij aktiviteti Bursa ALSE synon të zgjerojë më tej edukimin financiar duke përfshirë edhe nxënesit e viteve të treta në shkollat e mesme, si pjesë e kurrikulës arsimore lidhur me bazat e ekonomisë.
Në këtë leksion, ekspertët e Bursë ALSE i shpjeguan nxënësve koceptet bazë të investimit, të letrave me vlerë, të kërkesë – ofertës për fonde, ndërmjetësve financiarë dhe bursës së titujve.
Nisur nga interesi i treguar në këtë leksion, Bursa ALSE ka si synim të zgjerojë më tej bashkëpunimin edhe me shkolla të mesme publike dhe jo publike, në kuadër të edukimit financiar në Shqipëri.