
Më datë 22.04.2019, Bursa Shqiptare e Titutjve ALSE siguroi Kodin Identifikues të Tregut (MIC-Market Identifier Code). MIC është një kod unik pjesë e një sistemi të standartizuar dhe të pranuar ndërkombëtarisht i cili përdoret për të identifikuar bursat, tregjet e rregulluara dhe ato të pa rregulluara. Kodi MIC përbëhet nga katër karaktere që përcaktohet në standardet e certifikimit ISO 10383 të Organizatës Ndërkombëtare të Standartizimit(ISO).
Kodi MIC përdoret për të proçesuar dhe kleruar transaksionet nëpërmjet qasjes së procesimit të drejtpërdrejtë (STP). Procesimi i drejtpërdrejtë (Straight through processing) ndihmon duke përmirësuar e shpejtësinë e procesimit të transaksioneve.
Kodi MIC i përcaktuar për Bursën ALSE është: XALS
Për më shumë informacion në lidhje me listën e përditësuar të MIC në shkallë ndërkombetare klikoni këtu.
