Menu Close
Close
Generic selectors
Exact matches only
Search in title
Search in content
Post Type Selectors

Takim midis Bursës Shqiptare të Titujve ALSE dhe Universitetit Europian të Tiranës në kuadër të projektit 500 +

[masterslider id=”98″]

Sot më datë 15.02.2019, me kërkesën e Universitetit Europian të Tiranës u zhvillua takimi i parë në ambjentet e Bursës Shqiptare të Titujve ALSE në kuadër të projektit 500+, ndërmjet Presidentit të UET Prof. Dr. Ardian Civici dhe Drejtorit Ekzekutiv të Bursës ALSE Z. Artan Gjergji.

Gjatë këtij takimi u diskutua mundësia e bashkëpunimit të ardhshëm midis dy institucioneve. Gjithashtu u fol për realizimin e projekteve të përbashkëta në drejtim të edukimit financiar me fokus të vecantë tek tregu i kapitaleve dhe Bursa. Një tjetër temë e diskutuar ishte zhvillimi i konferencave të përbashkëta si dhe praktikave mësimore të studentëve të UET pranë ambjenteve të Bursës ALSE. Z. Civici u shpreh se ishin të gatshëm ta përfshinin Bursën ALSE në axhendën e aktiviteteve të tyre ku u dha ideja e krijimit të aktivitetit me emrin “Java e Bursës në UET”, një risi me institucionet e arsimit të lartë.

Gjatë këtij takimi të parë u vendos që të nënshkruhej së shpejti Marrëveshja e Bashkëpunimit midis Universitetit Europian të Tiranës dhe Bursës Shqiptare të Titujve ALSE.