ALSE njofton anëtarët e saj që në bazë të vendimit nr. 91 datë 13.06.2018 të AMF, ka ndryshuar kufijtë e limiteve të tregtimit, vlerën e transaksioneve në bllok dhe komisionet e tarifat si më poshtë.
- Vlera minimale e transaksioneve në bllok nga data 25.06.2018 do të jetë 15,000,000 ALL
- Kufijtë Dinamikë (±3% i çmimit të referencës për bonot e thesarit të Qeverisë Shqiptare dhe ±10% i çmimit të referencës për titujt e tjerë)
- Kufijtë Statikë (±10% i çmimit të fundit mesatar zyrtar i një dite më parë të tregtimit për bonot e thesarit të Qeverisë Shqiptare dhe ±30% për titujt e tjerë)
Për të parë vendimin e AMF klikoni këtu
Për të parë listën e tarifave dhe komisoneve të reja klikoni këtu
