NJOFTIM PËR SHTYP: Bursa Shqiptare e Titujve ALSE rikthen oraret zyrtare të tregtimit në fashat standarde

Me anë të këtij njoftimi për shtyp, Bursa Shqiptare e Titujve ALSE, njofton publikun dhe Anëtarët e saj se, bazuar në:

  • Urdhërin nr. 256, datë 10.04.2020, të Ministrisë së Shëndetësisë “Për mbylljen apo kufizimin e lëvizjeve në Republikën e Shqipërisë”,
  • Vendimin e Këshillit të Mbikëqyrjes së Bursa Shqiptare e Titujve ALSE me nr. 40, datë 26.03.2020, si dhe
  • Njoftimit zyrtar elektronik të Depozitarit Qendror të Titujve të Qeverisë (AFISaR), i cili administrohet nga Banka Shqipërisë në lidhje me vendimin për ri-kthimin e orareve standarde zyrtare të funksionimit,

oraret e tregtimit për transaksionet në tituj, që mund të ekzekutohen në tregjet e Bursës ALSE, do të ri-kthehen në gjendjen normale të fashave standarde kohore si më poshtë vijon:

  1. Orari i tregtimeve vetëm gjatë ditëve zyrtare të tregtimit në bursë (E Martë dhe E Enjte)
Fazat e Tregtimit Oraret Standarde
Faza Jashtë Burse 1 09:00-10:00
Faza Para-Tregtim 10:00-12:00
Faza Kryesore e Tregtimit 12:00-14:00
Faza Jashtë Burse 2 14:00-17:00
  1. Oraret e raportimit të transaksioneve të negociuara jashtë ditëve zyrtare të tregtimit në bursë, përkatësisht çdo Të Hënë, Të Mërkurë dhe Të Premte, gjatë orarit 09:00 deri në 17:00.

Këto orare do të jenë zyrtarisht të zbatueshme duke filluar nga data 15 Prill 2020.