Zhvillohet ne Pallatin e Kongreseve eventi për Platformen e “Publikimit Ditor i Çmimeve të Fondeve të Investimeve dhe Fondeve të Pensioneve”

Sot, më datë 20.07.2020, Bursa Shqiptare e Titujve ALSE më bashkëpunim me Shoqatën e Sigurimit të Jetës, Pensioneve dhe Fondeve të Investimit (SH.SJ.P.FI), prezantuan Platformen e “Publikimit Ditor mbi baza Vullnetare të të Dhënave të Fondeve të Investimeve dhe Fondeve të Pensioneve”. Projekti konsiston në krijimin e një platforme elektronike (të quajtur INTRANET), nga Bursa ALSE dhe ka si qëllim publikimin ditor vullnetar të të dhenave të kuotave të fondeve të investimit dhe pensioneve. Të dhënat do të publikohen në faqën zyrtare të Bursës Shqiptare të Titujve ALSE.

Kjo platform synon:

  • Rritjen transparencën financiare për operarët e tregut;
  • Rritjen e nivelit të edukimit financiar për opinionin publik;
  • Rritjen e bashkëpunimit ndër-institucional në tregun e kapitaleve;
  • Mbështet qasjen e AMF pro-digjitalizimit të shërbimeve financiare.

Në këtë event morën pjesë Drejtori Ekzekutiv i Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare, Z. Ervin Mete, Kryetari i SH.SJ.P.FI. Z. Naim Hasa, Drejtori Ekzekutiv i Bursës ALSE, Z. Artan Gjergji, si dhe drejtuesit e lartë të Shoqërive Administruese të Fondeve të Pensionit dhe Investimeve.

Në fund të eventin operatorët e tregut nënshkruan një marrëveshje bashkëpunimi mes tyre me qëllim publikimin ditor të të dhënave. Qytetarët dhe media mund ti aksesojnë lehtësisht këto të dhena në kohë reale dhe në një tabelë të vetme në faqen zyrtare të Bursës ALSE, në linkun këtu