FESE: Bursat Europiane do të Qëndrojnë të Hapura

Anëtarësia e Federatës Europiane të Bursave (FESE), e përbërë nga Bursat në Europë, nuk janë imune nga efektet e shkaktuara nga përhapja e shpejtë e COVID-19 dhe impakti i tij në ambjentin ekonomik.

Bursat e rregulluara përmbushin një funksion social dhe ekonomik që duhet të mbijetojë edhe në kohë pasigurie. Bursat luajnë një rol kyç duke mundësuar informacion rreth çmimit, transparencës dhe likuiditetit. Ndalimi i tyre nga përmbushja e këtij roli do të kishte një ndikim të madh jo vetëm në ekonomi por edhe në shoqëri.

Këto funksione janë testuar  në të kaluarën, për shembull gjatë krizës financiare – kur burimet e tjera të likuiditetit shterruan – Bursat  vazhduan të operonin me sukses. Kjo situatë në ditët e sotme nuk është e ndryshme. Bursat duhet të vazhdojnë të jenë funksionale për të ruajtur besimin.

Parimet që udhëheqin anëtarët e FESE mbeten transparenca dhe objektiviteti, veçanërisht në këto kohë pasigurie.

Bursat Europiane do të dhe duhet të vazhdojnë të qëndrojnë hapur gjatë gjithë kohës për të mundësuar siguri, integritet dhe paanshmëri në mënyrë të qartë dhe transparente 

1 – Teknikisht dhe Operacionalisht: Tregjet vazhdojnë të funksionojnë në mënyrë të rregullt dhe transparente pavarësisht kushteve ekstreme të tregtimit të shkaktuara nga kriza e COVID-19. Kontrollet dhe ndërprerësit e cmimeve ose siç njihen si kufinjtë frenues (circuit breakers) aktual, funksionojnë normalisht dhe me fleksibilitetin e duhur për të mundësuar kërkesën në treg. Planet e Emergjencës janë aktivitzuar dhe do të sigurojnë që çdo gjë po funksionon siç duhet, sipas kontekstit të protokollit “duke punuar në disancë nga shtëpia”.

 2 – Funksionim i Rregullt i Tregjeve Financiare: Rrjedha e vazhdueshme e lajmeve rezulton në një rishikim të vazhdueshëm të vlerësimeve të letrave me vlerë (titujve) të investitorëve dhe po gjeneron nevojën për të ribalancuar me shumë portofolet në mënyrë dinamike. Pritet që kriza e tanishme do të vazhdojë të gjenerojë si qarkullim të lajmeve negative (psh: për vendimet mbyllëse), ashtu edhe qarkullimin e lajmeve pozitive (psh: ndikimin e planeve të të mbështetëse të qeverisë). Investitorët duhet të përshtaten me rrethanat ekonomike në ndryshim dhe kontrollet aktuale në platformat e tregtimit janë edhe më të rëndësishme në kushte të tilla paqëndrueshmërie të tregut me ndërprerësit e çmimeve 9circuit breakers), duke lejuar investitorët të marrin informacione të reja. Më në përgjithësi, monetarizimi i rrezikut duhet të mbetet transparent, i aksesueshëm dhe i besueshëm përgjatë gjithë klasave të aseteve, për të lejuar investitorët të vlerësojnë portofolet dhe të kryejnë investime të informuara dhe vendime mbrojtëse në këto kushte të paqëndrueshme.

 3- Kontraktualisht: Mbyllja e tregjeve do të shkaktonte të gjitha llojet e klauzolave kontraktuese pro-ciklike në një gamë shumë të gjerë të kontratave financiare, madje edhe në ato operacionale. Këto pasoja të mundshme dhe të hapura mund të gjenerojnë një numër të paparashikueshëm të dështimeve në shlyerjen e detyrimeve mes palëve. Kontratat derivative në veçanti, shihen si të besueshme me çmimet e referencës të më të qarta duke lejuar një proces skadimi dhe shlyerjeje të rregullt. Këto instrumente shpesh përdoren si mjete mbrojtëse për shumë tregje të lidhur me tregjet-mbi-banak (OTC), si për shembull tregjet e kreditit. Një mbyllje e këtyre tregjeve ka të ngjarë të ketë një ndikim material në funksionimin e një grupi të gjerë të tregjeve OTC, duke pasur parasysh heqjen e mjeteve kyç mbrojtëse që do ta bëjnë menaxhimin më të gjerë të rrezikut jashtëzakonisht sfidues.

 4 – Pasojat Rregullatore dhe Gjyqësore, si dhe Efektet tek Investitorët e Vegjël: Mbyllja e tregjeve do të shkaktonte zgjerimin masiv të të gjitha llojeve të marrëveshjeve dypalëshe jashtë platformave transparente të tregtimit (off-exchange) si dhe pa mbrojtjet që mbizoterojnë në platformat e tregtimit. Të gjithë investitorët do të ndikoheshin nga një situatë e tillë, por investitorët e vegjël do të goditeshin më keq nga një lëvizje e kordinuar dhe e dakordësuar midis investitorëve profesionistë, pasi ata do të ishin në gjendje të rregullonin vetëm pozicionet e tyre në gjatë rihapjes së çmimeve reference në platformat e tregtimit.

Mbyllja e tregjeve nuk do të ndryshonte shkakun themelor të paqëndrueshmërisë së tregut, do të largonte transparencën lidhur me përceptimin e situatës nga investitorëvet dhe do të zvogëlonte aksesimin e investitorëve në paratë e tyre; të gjitha këto mund të rrisin ekponencialisht ankthin aktual të tregut dhe të rezultojnë në një rënie negative në rezultatet e investitorëve.

Anëtarët e Federatës Europiane të Bursave (FESE)  mbeten të vëmendshëm ndaj zhvillimeve globale dhe Europiane dhe do të punojnë drejt mbajtjes së një hapësire të sigurtë, transparente dhe të drejtë të tregut në Europë në çdo kohë.

Për të shkarkuar materialin origjinal në gjuhen Angleze klikoni këtu